Telegrafi

Chelsea edhe pas një ylli të Bundesligës, bën ofertë për Kai Havertzin

Chelsea është vënë në sulm për një tjetër futbollist të Bundesligës, pasi ka bërë ofertë për yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

Chelsea që po pritet ta mbyll transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Timo werner, po kërkon një sulmues tjetër që të mbyll hapësirat që do të lirohen nga largimi i Willian dhe Pedro.

Havertz ka shënuar pesë herë në katër ndeshje që nga rifillimi i Bundesligës dhe është në radarin e klubeve si Real Madrid dhe Bayern Munich.

Chelsea do të duhet të shpenzojë shumë për të fituar garën, pasi vlera e Havertz është diku rreth 85 milionë euro dhe lojtarit ka kontratë deri në vitin 2022.

Blutë deri tani kanë nënshkruar me mesfushorin Hakim Ziyech të Ajaxit. /Telegrafi/