Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e derbit të kësaj jave në Ligën Premier, ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit.
Në ndërkohë, në fund të pjesës së parë, Blutë mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Andreas Christensen u përjashtua me karton të kuq.
Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë për shkak të kapjes së lojtarit kundërshtar, mirëpo pas konsultimit të VAR-it u pa qartë se Sadio Mane po shkonte drejt golit dhe gjyqtari Paul Tierneye nxori të kuqin.
Në këtë mënyrë, fraksionin e dytë të lojës Chelsea e zhvillon me një futbollist më pak në fushë.
Nga ana tjetër, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në pjesën e dytë e ka inkuadruar në lojë transferin e ri, Thiago Alcantara, i cili debuton me Redsat. /Telegrafi/