Telegrafi

Chelsea e vë në shitje portierin Asmir Begovic

Klubi anglez, Chelsea duket se është e vendosur për ta shitur portierin Asmir Begoviç.

Sipas medieve britanike, ‘Blutë’ e Londrës janë të gatshëm ta shesin kroatin, madje, qysh në këtë muaj, në rast se do të gjejnë pasuesin e tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

Bournemouth është një tjetër klub anglez që është i interesuar për Begoviçin, transferim ky që mund t’i kushtojë lidereve të Premier Leagues 10 milionë euro.

Në rast se kroati do të transferohet tek Bournemouth, atëherë londinezët patjetër se duhet të blejnë një portier, dhe thuhet se alternative e Begoviçit është Diego Lopez, i cili vitin e kaluar u largua nga Milani.