Telegrafi

Chelsea e Tottenhami interesohen për Alcacerin

Raportohet se Borussia Dortmundi është e gatshme ta shesë Paco Alcacerin qysh në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi spanjoll shkëlqeu në sezonin e tij të parë te skuadra gjermane, atëherë kur ishte në huazim nga Barcelona, për ta kompletuar më pas transferimin permanent.

Tani, Dortmundi është i gatshëm ta shesë Alcacerin, derisa Tottenham Hotspuri e Chelsea thuhet se janë në garë.

Nënkampioni gjerman i ka caktuar edhe çmimin e largimit që është 40 milionë euro, e që dy skuadrat nga Liga Premier janë të interesuara për të.

Lexo po ashtu Dortmund e nxjerr në shitje Paco Alcacerin

Sulmuesi spanjoll po vuan nga lëndimet e shpeshta dhe Dortmund është lodhur nga kjo situatë, me lojtarin që më shumë qëndron në infermieri se sa në fushë.

Ditë më parë verdhezinjtë kanë arritur ta transferojnë talentin norvegjez Erling Haaland që shihet si titullar. /Telegrafi/