Chelsea duket se ka vendosur ta largoj Eden Hazardin.
Belgu nuk ka kaluar aspak edicion të mirë me The Blues nga Londra dhe pritet të largohet nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar veror.
Vlera e mesfushorit në tregun e transferimeve të lojtarëve kap shifrat prej 70 milionë euro.
Këtë shumë të parave nuk e kanë problem ta paguajnë skuadrat e tilla të interesuara për shërbimet e reprezentuesit belg si PSG dhe Real Madrid. /Telegrafi/