Telegrafi

Chelsea e do rikthimin e Akes

Chelsea dëshiron ta rikthej Nathan Aken në skuadër.

Skuadra londineze e shiti mbrojtësin holandez te Bournemouthi në vitin 2017, por në klauzolën e tij, The Blues kanë ende të drejtë ta blejnë atë të parët.

Për ta realizuar transferimin e 24-vjeçarit, Chelsea duhet të paguajë hiq më pak se 45 milionë euro te rivali nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Chelsea do ta aktivizojë klauzolën për ta rikthyer në Londër holandezin Nathan Ake

Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që në afatin kalimtar të janarit t’i transferojë së paku dy mbrojtës, pasi aty është edhe pika më e dobët e skuadrës.

Kurt Zouma, Fikayo Tomori dhe Andreas Chrisensen, nuk po mund të përshtaten, e që Ake mund të jetë zgjidhja e tyre. /Telegrafi/