Telegrafi

Zyrtare: Chelsea e pranon ofertën e Bournemouth për Begovicin

Chelsea e ka pranuar ofertën prej 10 milionë funtesh nga Bournemouth për portierin Asmir Begovic.

Portieri nuk e ka gjetur vetën edhe aq tek kampionët, pasi ka qenë gjatë të gjithë kohës rezervist.

Ai kishte ardhur te Chelsea nga Stoke City në vitin 2015 për 8 milionë euro.

Portieri ka qenë i lidhur me një kalim te Celtic gjatë janarit, por Chelsea nuk e kishte lejuar. Begovic e kishte kërkuar vetë largimin, duke kërkuar që të luajë më shumë.

Të dy klubet e kanë konfirmuar transferimin.

Ai i ka zhvilluar vetëm 33 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/