Chelsea e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën Premier duke fituar (3-1) si mysafir i Brighton & Hove Albion në ‘The American Express Community Stadium’.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 23-të me një gol të Jorginhos të realizuar nga pika e bardhë.
Në vazhdim, vendasit rrezikuan përmes Steven Alzate e Neal Maupay, ndërsa në anën tjetër rastet e tij i pati Timo Werner. Sidoqoftë, pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të mysafirëve.
Në pjesën e dytë, Leandro Trossard pranoi një top nga Tariq Lamptey dhe e barazoi rezultatin me një gol të bukur nga jashtë zonës (54’).
Megjithatë, reagimi i Bluve ishte i shpejtë, pasi Reece James pranoi një top nga Jorginho dhe e riktheu epërsinë e vizitorëve me një goditje të pandalshme (58’).
Një harkim nga këndi të James e priti në zonë Kurt Zouma dhe goditja e tij e saktë u ndal në rrjetë (66’).
Këto janë tri pikët e para të Chelseat në sezonin 2020/2021, në të cilin pritet shumë nga skuadra e përforcuar e Frank Lampardit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=T1WmuP-iz1I
https://www.youtube.com/watch?v=Zqy3wTQxyz4
https://www.youtube.com/watch?v=zXFG2BYBo5A
https://www.youtube.com/watch?v=P4xpSQdJerA