Gjiganti anglez, Chelsea po konsideron një ofertë shkëmbimi për anësorin sulmues të AS Monacos, Thomas Lemar, të cilët po kërkojnë Michy Batshuayin si pjesë të marrëveshjes.
Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea, janë të interesuar të përforcohen gjatë afatit të janarit apo edhe gjatë verës.
Sipas The Telegraph, Lemar është një emër interesant që mund të transferohet dhe Blutë janë vënë pas tij.
Menaxheri i skuadrës nga Stamford Bridge, Antonio Conte mund të vendosë ta transferojë francezit, për t’ia bërë një vend Eden Hazardit si nëntësh të rremë.
Ylli i talentuar i Monacos mund të luajë në anën e majtë apo të djathtë të mesfushës dhe sulmit, kështu që do të lejonte Hazardin të luante një rol më qendror.
Mediumi britanik sugjeron që kampionët aktual nga Ligue 1 mund të kërkojnë si pjesë të shkëmbimit sulmuesin belg, Michy Batshuayi.
Ky interesim në sulmuesin e Bluve nuk është i ri, pasi Monaco e ka vëzhguar belgun edhe në afatin e verës.
Megjithatë, Chelsea zgjodhi të mbajë shërbimet e tij pasi humbi në garën për të nënshkruar me Fernando Llorenten. /Telegrafi/