Chelsea nuk do ta pengojë Christopher Nkunku të largohet në dritaren e janarit nëse ai dëshiron, pretendon Fabrizio Romano.
Blutë janë të hapur ndaj perspektivës për ta huazuar francezin ose për ta shitur atë përgjithmonë nëse ai me të vërtetë fillon të shtyjë për një lëvizje.
Nkunku është lidhur me një lëvizje të mundshme te Man United në afatin kalimtar të janarit pasi ai është i frustruar nga mungesa e minutave të lojës në Chelsea.
Enzo Maresca nuk mendon se Nkunku mund të jetë një numër 9 mjaft i mirë i rregullt në Chelsea dhe kjo është arsyeja pse ai vazhdon të luajë në Ligën e Konferencave të Evropës.
Nkunku ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë katër asistime në të gjitha garat për blutë deri më tani këtë sezon.
Përveç Djajve të Kuq, interesim për shërbimet e francezit ka shprehur edhe Barcelona dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/