Sulmuesi i talentuar belg, Michy Batshuayi i transferua me shumë bujë në Chelsea.
Por ai ka dështuar të përshtatet me liderët e Ligës Premier duke mos u preferuar shumë nga Antonio Conte.
Kësisoj lojtari kërkon një klub ku do të luajë rregullisht dhe Chelsea ka vendosur ta huazojë atë.
Sipas medieve angleze, e ardhmja e lojtarit do të jetë në Uells, te Swansea.
Skuadra uellsiane është në pozita të vështira në tabelë dhe ka nevojë për tu përforcuar.
Chelsea do ta huazojë belgun për gjashtë muaj por pa mundësi blerje nga Swansea.
23-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga ish-skuadra e tij Olympique Marseille. /Telegrafi/