Site icon Telegrafi

Chelsea e kërkon Llorenten, lojtari flet për Conten

Sulmuesi i Swansea City, Fernando Llorente, ka qenë së fundmi i lidhur me një kalim te Chelsea. 

Spanjolli ka qenë nën urdhrat e Antonio Contes te Juventusi.

“Ta them të vërtetën nuk di asgjë. Sot jam i fiksuar për Swansean dhe situatën e komplikuar që kemi para vetës”.

“Eksperienca me Conten ka qenë fantastike. Ai është trajneri më i mirë që e kam pasur në karrierë”.

“E kam ditur që do të tregoj vetën në Ligën Premier pasi është një trajner fitues”

“Jam kënaqur në atë vit që ishim bashkë te Juve dhe i uroj më të mirat me Chelsean”, ka thënë Llorente. /Telegrafi/

Exit mobile version