Site icon Telegrafi

Chelsea e ka seriozisht për Kumbullën, zbulohet oferta e lartë për yllin shqiptar

Marash Kumbulla. (Photo by Massimiliano Ferraro/NurPhoto via Getty Images)

Chelsea nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.

Reprezentuesi i Shqipërisë është në top formë dhe ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit italian.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, përfshirë Chelsean, Manchester United, Inter, Juventus, Lazio e Napoli.

Por duket se ekipi favorit për të nënshkruar me Kumbullën është Chelsea, që tanimë ka bërë një ofertë zyrtare.

Marash Kumbulla. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mediumi anglez Daily Express ka zbuluar se Chelsea tanimë ka bërë ofertë zyrtare prej 25 milionë euro në drejtim të Veronës.

Verona ende nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare, pasi po pret edhe klubet tjera të dalin me oferta.

Klubi italian do të ishte i kënaqur me 25 milionë, por qëllimi i tyre është që t’i fusë në garë skuadrat që të fitojnë edhe më shumë nga shitja e xhevahirit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version