Site icon Telegrafi

Chelsea e ka seriozisht për Khvicha Kvaratskhelian, Napoli i ka caktuar çmimin

Chelsea është e interesuar për anësorin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

Gjeorgjiani konsiderohet ndër lojtarët e rinj më emocionues në Evropë.

ESPN raporton se Chelsea është gati të bëjë një lëvizje për Kvaratskhelia.

Lexo po ashtu Cucurella zbulon se te Chelsea ekziston 'mafia spanjolle', veçon katër emra

Megjithatë, qëllimi i Napolit është të mbajë yllin e tyre dhe ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh.

Chelsea nuk frikësohet nga çmimi, por ka shqetësime për shkak të kërkesave të Fair Play Financiar.

Blutë e Londrës me gjasë do të largojnë anësorët që nuk i kanë në plan, për t’i bërë vend Kvaratskehlias. /Telegrafi/

Exit mobile version