Telegrafi

Chelsea e ka prioritet transferimin e Victor Osimhen

Victor Osimhen ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Napoli.

Sulmuesi nigerian ka dy vite që është pjesë e skuadrës italiane, por që kërkohet vazhdimisht nga top klubet evropiane.

Napoli në verë refuzoi oferta nga Manchester United, Arsenal e Bayern Munich duke vendosur ta mbajnë në radhët e veta sulmuesin këmbëshpejtë.

23-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, derisa ka një pagë prej 5,4 milionë euro neto në sezon.

Gjithsesi lojtari e di se mund të fitojë dyfishin e kësaj page në Ligën Premier dhe është i etur për një transferim në Ishull.

Chelsea e ka top prioritet transferimin e sulmuesit nigerian dhe londinezët janë gati të bëjnë një ofertë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Napoli e vlerëson shumë yllin e tyre dhe nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij pa fituar mbi 100 milionë euro.

Por përveç Chelseat për lojtarin do të provojnë edhe skuadrat tjera të mëdha si United, PSG e Bayern Munich. /Telegrafi/