Chelsea është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 13.5 milionë funtesh për sulmuesin e Sampdorias, Luis Muriel.
Don Balon bën të ditur se 25-vjeçari është në listën e dëshirave të Antonio Contes.
Në ndërkohë, Calciomercato.com bën të ditur se Sampdoria është duke negociuar rinovimin e kontratës së lojtarit, në të cilën do të përfshihet një klauzolë prej 25 milionë eurosh.
Muriel ka realizuar gjashtë gola në 13 ndeshje deri më tani këtë sezon, në Serie A dhe në Kupën e Italisë, ndërsa ka dhuruar edhe tre asistime.
Kolumbiani po luan në Itali që nga viti 2010 duke luajtur për Udinesen, Leccen dhe Sampdorian. /Telegrafi/