Telegrafi

Chelsea e huazon Zouman në Ligën Premier

Kampioni i Anglisë, Chelsea është afër ta huazojë mbrojtësin francez Kurt Zouma.

Zouma nuk është në planet e trajnerit italian Antonio Conte dhe pritet të largohet nga kampionët aktual të Anglisë.

Francezi ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat prej se është emëruar Conte në krye të skuadrës.

Ndërkohë Chelsea është në bisedime me skuadrën tjetër angleze, Crystal Palace për huazimin e tij.

Trajneri Franck De Boer e sheh si shtyllë kryesore Zouman dhe kërkon me ngulm arritjen e tij në skuadër.

Interesim për talentin francez kanë shfaqur edhe dy skuadrat italiane Roma dhe Napoli.

Gjithsesi mediat angleze kanë shkruar se 22-vjeçari do të mbetet në Londër dhe do t’i bashkohet Crystal Palaces. /Telegrafi/