Billy Gilmour është larguar nga Chelsea për të pasur më shumë hapësira dhe për tu rritur në karrierë.
Talenti i madh skocez është huazuar tek skuadra e inkuadruar në elitë, Norwich City për edicionin 2021/22.
Ka qenë faqja zyrtare e Norwichit që ka prezantuar yllin e ri skocez, i cili është i ngazëllyer me aventurën e re.
“Unë jam i ngazëllyer që jam këtu. Mezi po pres sezonin. Kam pritur me padurim të vij këtu, duke luajtur sa më shumë që të jetë e mundur ta ndihmoj Norwichin në ndeshjet e Ligës Premier”.
We've kept you waiting long enough… pic.twitter.com/NadsBPbpV4
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) July 2, 2021
“Kam folur me trajnerin Daniel Farke i cili më ka telefonuar disa herë për të më pasur në ekip. Gjithçka që ai ka thënë më ka lënë përshtypje, pasi foli shumë mirë për ekipin dhe doja të bashkohesha me këtë klub”, deklaroi Gilmou në momentin e prezantimit.
Gilmour do të jetë bashkëlojtar i yllit nga Kosova, Milot Rashica i cili ditë më parë kompletoi transferimin tek Norwich City.
20-vjeçari llogaritet si njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë dhe atë e pret një e ardhme e ndritur. /Telegrafi/
📝 We are delighted to confirm the signing of winger Milot Rashica from Werder Bremen!
🇽🇰 #WelcomeRashica 🇽🇰
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) June 22, 2021