Site icon Telegrafi

Chelsea e gjen në Itali zëvendësuesin e Terryt

Lideri i Ligës Premier, Chelsea është duke dëshiruar ta përforcojë mbrojtjen.

Londinezët janë duke shkëlqyer por dëshirojnë ta përforcojnë mbrojtjen pasi në fund të stinorit pritet largimi i John Terryt.

Të kaltërtit nga Londra janë duke kërkuar me ngulm mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly që po shkëlqen me Napolin.

25-vjeçari ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me klubin italian duke u bërë shtyllë e mbrojtjes.

Ai ka një kontratë të gjatë me Napolin deri në qershor të vitit 2021.

Mirëpo Conte dhe Chelsea e duan shumë lojtarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë shumë para për të.

Mediat angleze kanë raportuar se lideri aktual i Ligës Premier janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për transferimin e tij.

Mbetet të shihet nëse Napoli do ta lë të lirë yllin e tyre kryesor. /Telegrafi/

Exit mobile version