Site icon Telegrafi

Chelsea e gatshme të paguajë klauzolën e Pellegrinit

during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between A.S. Roma and Liverpool at Stadio Olimpico on May 2, 2018 in Rome, Italy.

Skuadra angleze Chelsea po mendon të bëjë disa përforcime të mëdha për edicionin e ri.

Londinezët nuk kanë arritur të futën në top katërshe kësisoj edicionin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Evropës.

Për mos tu përsëritur një stinor i tillë, Chelsea po synon ta përforcojë repartin e mesfushës.

Chelsea është gati ta bëjë një transferim tjetër nga Serie A, ku tani objektiv është mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

Lorenzo Pellegrini gjatë një ndeshje me Kombëtaren e Italisë (Getty Images)

Sipas medieve italiane dhe atyre angleze Chelsea është e gatshme ta paguajë klauzolën e Pellegrinit që është 30 milionë euro.

Në anën tjetër Roma po punon për rinovimin e kontratës me lojtarin me të vetmin qëllim për t’ia hequr klauzolën.

Për reprezentuesin italian interesim ka shfaqur edhe kampioni aktual i Italisë, Juventus.

Pellegrini është lojtar i dalë nga akademia e Romës, ndërsa për dy sezone ishte pjesë e Sassuolos. /Telegrafi/

Exit mobile version