Stinori 2017-18 mund të cilësohet si dështim për Chelsean.
Kampioni aktual i Anglisë ka dështuar ta mbrojë titullin e kampionit ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminua në raundin e parë pasi kaluan grupet.
Londinezët janë akuzuar nga tifozët e tyre për dështim edhe në tregun e transferimeve.
Kësisoj te Chelsea po mendojnë ta përforcojnë skuadrën për edicionin e ri.
Në listën e dëshirave të Chelsea është edhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Jean Michale Seri.
26-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën Nices në Ligue 1 në dy vitet e fundit.
Kësisoj sipas medieve angleze klubi londinez ka pranuar të paguajë klauzolën e Serit.
Klauzola e afrikanit është 40 milionë euro, para që për një klub si Chelsea nuk janë problem.
Seri gjithashtu po kërkohet edhe nga Liverpool, Manchester City dhe Barcelona. /Telegrafi/