Telegrafi

Chelsea e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Palmierin

EMPOLI, ITALY - OCTOBER 30: Emerson Palmieri of AS Roma in action during the Serie A match between Empoli FC and AS Roma at Stadio Carlo Castellani on October 30, 2016 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Chelsea ia ka dorëzuar Romës për një ofertë për Emerson Palmierin.

Oferta për mbrojtësin e majtë besohet se është rreth 25 milionë euro.

23-vjeçari brazilian i cili ka zgjedhur të luajë për Përfaqësuesen e Italisë, kjo pasi nga viti 2014 kur luan në Serie A, kur kaloi nga Santosi te Palermo.

Lexo po ashtu Interi dhe Roma shkëmbejnë lojtarët: Joao Mario tek romakët, Emerson Palmeiri drejt zikaltërve

Lajmi se ka interes nga Blutë erdhi nga Sky Sport Italia, por ishte Mediaset Premium që e zbuloi se është bërë edhe oferta nga klubi anglez.

Roma është e gatshme ta shes Emersonin për 25 milionë euro, që për klubin anglez nuk është ndonjë problem, pasi ata e shikojnë lojtarin si alternativë të mirë të Alex Sandros së Juventusit.

Lojtari i Romës është duke u shëruar nga lëndim që e kishte marrë në maj të 2017 dhe në këtë sezon ka bërë vetëm dy paraqitje.

Njëra ishte ndeshje e plotë në Kupën e Italisë dhe tjetra 15 mintua në Serie A.

Përveç klubi londinez për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Liverpooli, Newcastle United e Juventusi. /Telegrafi/