Skuadra angleze Chelsea ka treguar një formë fantastike këtë edicion në Ligën Premier.
Por trajneri italian, Antonio Conte dëshiron ta përforcojë edhe më shumë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit.
Shkrimet e fundit nga mediat britanike thonë se dy futbollistët e PSG-së, mbrojtësi Correa Marquinhos dhe mesfushori Marco Verratti janë dëshirat e mëdha të Contes.
Për këta dy futbollistë, Chelsea është e gatshme të bëjë një ofertë tejet të lartë në drejtim të PSG-së.
100 milionë funte është oferta e liderit aktual të Ligës Premier në drejtim të kampionëve të Francës për dy talentet e saj.
Mbetet të shihet nëse PSG do të pranojë ofertën e Chelseat pasi dy lojtarët kanë shprehur dëshirë të luajnë në Angli. /Telegrafi/