E ardhmja e Victor Osimhen vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet ta Napoli apo do të largohet.
Sulmuesi nigerian ka qenë lojtari kryesor i napolitanëve në tre vitet e fundit, por së fundmi marrëdhënia e tij me klubin është prishur totalisht.
Osimhen është i gatshëm të largohet nga Napoli dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Chelsea është gati ta thyej rekordin e klubit dhe të Ligës Premier në përgjithësi për transferimin e yllit nigerian.
Londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë në janar shumën marramendëse prej 140 milionë euro duke tentuar transferimin e Osimhen në Stamford Bridges.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e Osimhen dhe presidenti Todd Boehly është i gatshëm t’ia plotësojë këtë dëshirë.
Gjithsesi Napoli nuk është i kënaqur me këtë ofertë dhe synon të fitoj edhe më shumë nga shitja e yllit kryesor të skuadrës.
24-vjeçari ka zhvilluar 10 ndeshje këtë edicion mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/