Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea pritet të bëjë investime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori brazilian, Willian nuk është duke u preferuar nga trajneri italian Antonio Conte dhe pritet largimi i tij.
Për brazilianin interesim ka shfaqur skuadra italiane Milan por edhe ajo spanjolle Valencia.
Chelsea është e gatshme ta lë të lirë yllin brazilian për një shumë rreth 35 milionë euro.
Ndërkohë kampionët aktual të Anglisë tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e Willianit i cili do të jetë brazilian.
Sulmuesi anësorë i Paris Saint Germain, Lucas Moura pritet të transferohet tek Chelsea.
Moura nuk ka pasur hapësirat e duhura në PSG dhe ka kërkuar largimin qysh në afatin kalimtar të janarit.
PSG është e gatshme ta lë të lirë lojtarin nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/