Site icon Telegrafi

Chelsea e bleu për 70 milionë euro – atij iu deshën më shumë se gjashtë muaj që ta festojë golin e tij të parë me klubin

Lojtari i Kombëtares së Ukrainës, Mykhaylo Mudryk, shënoi golin e tij të parë për Chelsean.

Ukrainasi ka shënuar për 2-0 në fitoren 4-3 të Chelseat në Filadelfia, në ndeshjen përgatitore ndaj Brighton.

Goli i parë i Mudryk me fanellën e Chelseat erdhi nga një aksion i bukur, por pas më shumë se gjysmë viti që është lojtar i kësaj skuadre.

Chelsea i ka paguar 70 milionë euro dimrin e kaluar për ukrainasin, por ai ka zhgënjyer me paraqitjet e tij deri tani.

Sezonin e kaluar ai pati shumë mundësi në fushë, por nuk luajti mirë.  /Telegrafi/

Exit mobile version