Telegrafi

Chelsea e bindur se do ta mposhtë Unitedin për Sanchon

Jadon Sancho (Foto: Goal.com/Getty Images/Guliver)

Chelsea është e bindur se do ta transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi në afatin kalimtar të janarit ose në verë.

Gazetari i Goal.com, Nizaar Kinsella raporton se The Blues po e kërkojnë me ngulm transferimin e anësorit anglez, por rivalizohen nga Manchester United.

Djajtë e Kuq ka kohë që po e duan transferimin e Sanchos, por lojtari në disa intervista ka bërë të ditur se e pëlqen transferimin te skuadra nga qyteti i Londrës.

Chelsea është e suspenduar edhe në afatin kalimtar të dimrit që të transferojë lojtarë, por që atë vendim dëshiron ta apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit të Futbollit (CAS).

Lexo po ashtu Chelsea futet fuqishëm në garë për Jadon Sanchon

Në rast se klubi londinez e fiton gjyqin, atëherë do t’i paguajë 100 milionë euro për transferimin e Sanchos.

Dortmundi po refuzon që ta lëshojë lojtarin në janar, por oferta e Chelseat mund t’i ndryshoj gjërat, por duke pasur parasysh edhe dëshirën e lojtarit që të kalojë në ‘Stamford Bridge’. /Telegrafi/