Site icon Telegrafi

Chelsea e bindur se do e transferojë Haalandin në këtë verë

Chelsea thuhet se është e bindur që do ta transferojë Erling Haalandin në këtë verë.

Borussia Dortmundi dëshiron që të mbajë lojtarin edhe në edicionin e ri, derisa ka disa top klube që janë të interesuar për lojtarin.

Timo Werner kishte vështirësi në sezonin e kaluar, me Olivier Giroudin që kaloi te Milani, derisa Tammy Abraham lidhet me një kalim te Arsenali.

Haaland do të ishte një transferim ëndrrash për Chelsea, pasi lojtari ka shënuar 41 gola në 41 ndeshje në edicionin e kaluar dhe The Blues i duan shërbimet e tij me ngulm.

Blutë e Londrës e kanë seriozisht transferimin e norvegjezit, mirëpo që duhet të paguajnë një mal me para.

Dortmundi po kërkon 170 milionë euro për kartonin e Haalandit, derisa interesim kanë shfaqur edhe Manchester City dhe Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version