Telegrafi

Chelsea e barazon rezultatin ndaj Man Cityt

Chelsea i ka barazuar shifrat në 1-1 në derbin ndaj Manchester Cityt që po zhvillohet në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Citizens kaluan në epërsi 1-0 me Elring Haaland që shënoi nga penalltia në minutën e 25-të.

Por, Blutë nuk u dorëzuan dhe vazhduan me presionin e lartë.

Thiago Silva shënoi me kokë për 1-1 me një asistim të Conor Gallagher, për ta bërë edhe më elektrizuese sfidën. /Telegrafi/