Site icon Telegrafi

Chelsea duket se ka gjetur portierin e duhur – ofron deri në 70 milionë euro për Kobelin 

Chelsea po punon për një marrëveshje transferimi për portierin Gregor Kobel e Borussia Dortmund. 

Sipas Bild, klubi londinez është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë euro për portierin e Borussia Dortmundit.

Transferimi mund të ndodhë në verë, pasi Chelsea synon të forcojë pozicionin e portierit pas paraqitjeve të dobëta nga Robert Sanchez.

Raportohet se Kobel është i pakënaqur me rënien e autoritetit të tij në Borussia Dortmund pasi iu hoq shiriti i kapitenit verën e kaluar.

Klubi po përgatitet për largimin e mundshëm të portierit zviceran, pasi është afër marrëveshjes me portierin shqiptar të Ajaxit, Diant Ramaj.

Lexo po ashtu Diant Ramaj mund të largohet nga Ajaxi pasi Borussia Dortmund ka bërë ofertë për portierin shqiptar

Ai do t’i bashkohet Borussia Dortmundit në verë pas një huazimi në Copenhagen për gjashtë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version