Telegrafi

Chelsea duke ndjekur Kjaer

Chelsea është duke monitoruar mbrojtësin e Fenerbahces Simon Kjaer, sipas një burimi pranë klubit turk.

Kjaer, është përfolur për një kalim te Chelsea nga shtypi turk, me raporte që pretendojnë se Blutë kanë pasur kontakt për një transferim gjatë janarit për lojtarin e përfaqësueses daneze.

Gjithsesi, burimi thotë se akoma nuk ka një ofertë konkrete për lojtarin. Kjaer është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për ekipin e Dick Advocaat, dhe ka kontribuar me tre gola dhe një asist në 21 paraqitje.

Burimi pranë lojtarit thotë se Kjaer, i cili ka edhe dy vite të mbetur në kontratën aktuale, është ambientuar me jetën turke dhe Fenerbahce nuk kërkon ta shesë me ngulm.

Vetëm një ofertë mbi 15 milionë euro mund t’i prishë mendjen drejtuesve të klubit. lojtari iu bashkua Fenerbahces në 2015 për 8 milionë euro nga Lille, ku ishte përfshirë në formacionin e vitit të Ligue 1 në 2013/14. Qendërmbrojtësi i fuqishëm ka luajtur edhe në Danimarkë , Gjermani dhe Itali.