Site icon Telegrafi

Chelsea duhet ta paguajë klauzolën e Jan Oblak, por fillimisht duhet të gjejë klub për Kepan

Jan Oblak (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Chelsea do të duhet të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh për transferimin e Jan Oblakut nga Atletico Madridi.

Trajneri i Los Rojiblancos, Diego Simeone, nuk dëshiron ta lejojë largimin e sllovenit, mirëpo klauzola e tij ua mundëson bluve që t’ia prishin kontratën me klubin spanjoll.

Në ndërkohë, nuk dihet po ashtu nëse 27-vjeçari dëshiron të largohet nga Wanda Metropolitano dhe të shkojë në Stamford Bridge.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, raportet e Chelseat me Atletico janë të mirë, pasi që deri më tani janë transferuar lojtarë, si Diego Costa, Alvaro Morata e Thibaut Courtois, ndërmjet këtyre klubeve.

Trajneri i Bluve, Frank Lampard, nuk është i bindur në paraqitjet e Kepa Arrizabalaga dhe do të dëshironte të shitjen e tij, para se ta transferojë portierin e ri.

Valencia ka shprehur interesim për të, por fillimisht si huazim dyvjeçar me opsionin e blerjes për portierin që Chelsea pagoi 71 milionë euro kur e transferoi nga Athletic Bilbao në vitin 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version