Site icon Telegrafi

Chelsea i dorëzon Cityt ofertën për mbrojtësin Nathan Ake

Chelsea ka bërë një ofertë me para të gatshme për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nathan Ake.

Blutë janë të etur për të shtuar pak forcë dhe emra të rinj në mbrojtjen e tyre këtë verë pas largimit të Antonio Rudiger.

Ylli holandez i Cityt, Ake është një nga emrat me të cilët Blutë janë lidhur së fundmi.

Lexo po ashtu Zgjerohet lista e Chelseat: Tani blutë i duan tre lojtarë të Man Cityt

Sipas faqes Football.London, Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin Ake.

Blutë thuhet se u kanë paraqitur Cityt një ofertë prej 30 milionë funtesh apo 35 milionë euro për qendërmbrojtësin holandez.

Ake nuk është emri i vetëm që pëlqehet nga drejtuesit e Bluve, pasi ata duan edhe Raheem Sterlingun për sulmin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version