Chelsea ka triumfuar ndaj West Ham United në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier, duke shënuar fitore minimale 1-0.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga The Blues, por që u munguan konkretizimi i rasteve, duke mos arritur të krijojnë një rast serioz.
Në 45 minutat e dytë, sërish ishte një Chelsea më kërkuese, por që tani fati nuk ishte në anën e tyre.
Nothing to split us at the halfway point.
🔵 0-0 🔨 | #CheWhu pic.twitter.com/f29JMgJrp8
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 24, 2022
Rasti i parë serioz në ndeshje erdhi në minutën e 75-të të takimit, kur Timo Werner lëshoi një goditje, mirëpo Lukas Fabianski ishte në vend.
Rastin ideal pati edhe Jorginho, pasi një penallti të fituar në minutën e 85-të, italiani nuk ia doli ta mposhte Fabianskin që e priti me lehtësi gjuajtjen e tij.
Fabianski saves from Jorginho.
🔵 0-0 🔨 [87] #CheWhu
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 24, 2022
Por, heroi i Chelseat në minutat e fundit të takimit ishte Christian Pulisic, që realizoi për 1-0 në minutën 90-të.
Pas javës së 34-të, Chelsea vazhdon të jetë në vendin e tretë me 63 pikë, ndërsa në xhiron e 35-të do të kenë punë me Manchester United. /Telegrafi/