Telegrafi

Chelsea dhe West Ham luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Chelsea e pret West Ham Unitedin në kuadër të xhiros së 34-të në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Dy skuadrat londineze po luftojnë për një vend që i dërgon edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe na pret një ndeshje spektakolare në Stamford Bridges.

Chelsea në këtë takim vije pas humbjes 2-4 nga Arsenali, derisa West Ham nuk ka fituar në dy sfidat e fundit, duke pësuar nga Brentford dhe duke barazuar me Burnleyn.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve të cilët do ta nisin këtë sfidë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Christensen, Loftus-Cheek, Kanter, Jorginho, Alonso, Mount, Havertz, Werner.

West Ham United: Fabianski,Coufal, Johnson, Dawson, Cresswell, Masuaku, Noble, Soucek, Fornals, Benrahma, Yarmolenko.

/Telegrafi/