Site icon Telegrafi

Chelsea dhe Unitedi të gatshëm të garojnë për Eriksenin

Christian Eriksen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Chelsea dhe Manchester Unitedi janë të gatshëm për të garuar gjatë verës për transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Ylli danez ka kontratë vetëm deri në verën e vitit 2020 me ekipin nga White Hart Lane dhe fiton 75 mijë euro në muaj.

Drejtuesit e klubit kanë qenë në bisedime me përfaqësuesit e tij për më shumë se një vit në përpjekje për të zgjatur kontratën e tij edhe për disa vite.

Lexo po ashtu Real Madridi i ofron Rodriguezin dhe para Tottehamit për Eriksenin

Megjithatë, palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me kushte të përmirësuara dhe lojtari është bërë subjekt interesi i shumë skuadrave.

Sipas mediumit Sunday Express, Chelsea dhe Unitedi janë të interesuar të shfrytëzojnë situatën e Eriksenit për të tentuar transferimin e tij.

Eriksen është njëri nga më të mirët aktualisht në Ligën Premier (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Klubet angleze janë të nxitur edhe nga lajmi se Real Madridi është gati të heq dorë nga interesi i tyre me frikën se reprezentuesi danez do t’iu kushtojë shumë.

Gjigantët e Ligës Premier do të përballen me interesimin e Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit për Eriksen.

Lexo po ashtu Man City dhe Chelsea rivalizojnë Real Madridin për Eriksenin

Megjithatë, Eriksen, i cili mbetet prapa dy lojtarëve më të paguar në klub, Dele Alli dhe Harry Kane, është e lumtur që jeton në Londër.

Në këtë situatë, Chelsea pritet të ketë një avantazh ndaj Djajve të Kuq në garën për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version