Telegrafi

Chelsea dhe Unitedi në garë për Kumbullën

Marash Kumbulla (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Vazhdon të rritet numri i klubeve të mëdha që janë të interesuara për talentin shqiptar, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Hellas Veronas po kalon një formë të mrekullueshme në Serie A, prandaj shërbimet e tij i duan shumë klube anekënd Evropës.

Calciomercato raporton se në garë për shërbimet e tij janë përfshirë dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, dy klubet e Ligës Premier, krahas konkurrencën ndërmjet tyre, duhet ta mposhtin edhe konkurrencën e klubeve italiane, si Juventus e Inter, që po ashtu e kërkojnë 19-vjeçarin.

Lexo po ashtu Inter dhe Juventus në garë për Marash Kumbullën

Së bashku me Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes, Kumbulla ka qenë fantastik këtë sezon te Hellas Verona. /Telegrafi/