Telegrafi

Chelsea dhe Unitedi kontaktojnë Cavanin

Tashmë është bërë e ditur se Edinson Cavani e dëshiron largimin nga Paris Saint-Germain në këtë afat kalimtar të janarit.

Sulmuesi uruguaian nuk është më i nevojshëm në Parkun e Princave dhe skuadra francez po planifikon shitjen e tij.

Fillimisht u raportuar se 32-vjeçari ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, por tani mediat në Angli raportojnë se Manchester United e Chelsea i duan shërbimet e tij.

Kontrata e sulmuesit skadon në verën e këtij viti, andaj kampioni i Ligue 1 e dëshiron shitjen e tij në këtë muaj.

Lexo po ashtu PSG i ka vënë çmim Cavanit

Uruguaiani thuhet se ka pranuar që të marrë një pagë më të vogël, vetëm që të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta në futboll.

Cavani është pjesë e PSG-së që nga viti 2013, atëherë kur kompletoi kalimin nga Napoli, gjersa francezët mund të fitojnë 10 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/