Telegrafi

Chelsea dhe United pas mesfushorit francez

Tiemoue Bakayoko është duke shkëlqyer me Monacon.

Kësisoj mesfushori francez ka arritur të bie në sytë e skuadrave të mëdha angleze.

Paraqitjet jashtëzakonisht të mira me Monacon, kanë bërë që Chelsea dhe United të interesohen për shërbimet e tij.

24-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat me Monacon duke shënuar dy gola.

Vlera e tij është rritur dukshëm dhe skuadrat angleze janë të gatshme të shpenzojnë për të.

Sipas medieve franceze, Monaco për ta lënë të lirë atë kërkon rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/