Danny Rose do të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të këtij edicioni.
Mbrojtësi i majtë anglez ka humbur vendin e titullarit tek klubi londinez.
Rose gjithashtu nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Tottenham.
Por duket se e ardhmja e lojtarit do të vazhdoj të jetë në elitën e futbollit anglez.
Dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United janë futur në garë për transferimin e mbrojtësit anësorë.
Mediat angleze kanë raportuar se si londinezët ashtu edhe nën kampionët e Anglisë e vlerësojnë shumë lojën e reprezentuesit anglez.
Tottenham gjithashtu është e gatshme ta shesë lojtarin nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro.
Rose këtë edicion në Ligën Premier ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje ku ka asistuar në një gol. /Telegrafi/