Sassuolo është në negociata me Chelsean për të hequr klauzolën e blerjes prej 15 milionë eurosh në kontratën e sulmuesit anësor Jeremie Boga.
23-vjeçari është një produkt i akademisë së Bluve dhe ishte i huazuar te Rennes, Granada dhe Birmingham para shitjes së tij te Sassuolo për tre milion euro në verën e 2018.
Paraqitjet e tij këtë sezon e kanë futur vërtet Bogan në hartë, duke kontribuar me shtatë gola dhe katër asistime në 23 ndeshje në Serie A.
Sipas mediumeve Tuttomercatoweb dhe The Sun, përfaqësuesit e Sassuolos dhe vëllai i Bogas kanë fluturuar në Londër për bisedime ballë për ballë me Chelsean.
Sassuolo ka kërkuar që të hiqet klauzola e blerjes dhe për këtë arsye të zotërojë plotësisht shërbimet e Bogas.
Nga ana tjetër, Chelsea është i etur për të sjellë përsëri lojtarin në Londër ose të aktivizojë opsionin prej 15 milionë eurosh dhe ta shesë atë me një fitim. /Telegrafi/