Telegrafi

Chelsea dhe Monaco pajtohen për çmimin, afër zyrtarizimi i Bakayokos

Chelsea është afër të përfundoj një marrëveshje për mesfushorin e AS Monaco, Tiemoue Bakayoko.

Sipas mediumit RMC, Chelsea dhe Monaco kanë vendosur terma mbi një transferim të Bakayokos për një shifër prej 40 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Conte i kënaqur teksa Chelsea është afër Bakayokos

Mesfushori francez gjithashtu thuhet se ka rënë dakord me një kontratë me Blutë e Londrës për pesë vitet e ardhshme.

Bakayoko, 22 vjeç, u transferua në Monaco në vitin 2014 për tetë milionë euro nga Rennes.

Vetëm detajet e vogla duhet të hetohen përpara se Bakayoko të përfundoj lëvizjen e tij në Stamford Bridge. /Telegrafi/