Chelsea është afër të përfundoj një marrëveshje për mesfushorin e AS Monaco, Tiemoue Bakayoko.
Sipas mediumit RMC, Chelsea dhe Monaco kanë vendosur terma mbi një transferim të Bakayokos për një shifër prej 40 milionë eurosh.
Mesfushori francez gjithashtu thuhet se ka rënë dakord me një kontratë me Blutë e Londrës për pesë vitet e ardhshme.
Bakayoko, 22 vjeç, u transferua në Monaco në vitin 2014 për tetë milionë euro nga Rennes.
Vetëm detajet e vogla duhet të hetohen përpara se Bakayoko të përfundoj lëvizjen e tij në Stamford Bridge. /Telegrafi/