Site icon Telegrafi

Chelsea dhe Man United mësojnë çmimin e Osimhen

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, aktualisht i huazuar te Galatasaray këtë sezon, po tërheq interesim nga klubet e Ligës Premier, sipas gazetarit Nicolo Schira.

Gazetari detajon se Manchester United dhe Chelsea po e konsiderojnë 26-vjeçarin nigerian si një nënshkrim të mundshëm për afatin kalimtar të verës.

Klauzola e lirimit të Osimhen është vendosur në 75 milionë euro nga Napoli dhe klubi italian nuk do të ulë kërkesat e tyre.

Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 23 ndeshje.

Chelsea kishte mundësinë e artë që ta transferonte Osimhnin verën e kaluar, por që në fund u tërhoq. /Telegrafi/

Exit mobile version