Telegrafi

Chelsea dhe Man City monitorojnë situatën e Alabas

Chelsea dhe Manchester City janë ndër një mori klubesh që monitorojnë situatën e David Alaba te Bayern Munichu.

Mbrojtësi i Bayern Munichut është duke negociuar një marrëveshje të re me klubin, por bisedimet kanë ngecur shumë.

Ndërsa Bayern dëshiron që austriaku të qëndrojë, ai mund të lëvizë këtë verë, pasi ka fituar gjithçka me klubin bavarez.

Lexo po ashtu Barcelona në kontakte të rregullta me Alaban

Sipas mediumit Daily Telegraph, City, Chelsea dhe një mori klubesh evropiane po vlerësojnë nëse Alaba do të jetë në dispozicion këtë verë.

Real Madridi, Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Interi janë ndër klubet që kanë një interes për 28-vjeçarin austriak.

Alaba mund të luajë si mbrojtës i majtë, qendërmbrojtës dhe mesfushor qendror, ndërsa ai është gjithashtu është një opsion në krahët e mesfushës. /Telegrafi/