Chelsea dhe Manchester City po i afrohen kushteve të marrëveshjes për një transferim të Raheem Sterling në Stamford Bridge.
Sterling është i preferuar i parë i Bluve për ta transferuar në afatin kalimtar të verës.
Ylli anglez thuhet se ka rënë dakord për kushtet për një kontratë katërvjeçare me gjigantët londinez.
Sipas mediumit Daily Mail, City ka kërkuar 45 milionë funte apo rreth 53 milionë euro për të shitur reprezentuesin anglez dhe Chelsea tani është më gati ta paguajë shumën e kërkuar.
Sulmuesi ka zhvilluar tashmë diskutime pozitive me trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel, se si do të përdoret në Stamford Bridge.
Fjalët e Tuchel kanë bërë një rrugë të gjatë për të bindur Sterling për këtë lëvizje.
Kjo do të shënojë një kthim në shtëpi për Sterlingun, i cili ka lindur dhe është rritur në Londër. Klubi i tij i parë ishte QPR. /Telegrafi/