Chelsea dhe Borussia Dortmund kanë zhvilluar një miqësore luksi në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dy gjigantët evropianë janë përballur në prani të 48 mijë tifozëve në Chicago duke dhuruar spektakël.
Pas 90 minutave rezultati ishte baras 1-1, me dy golat që u realizuan në fundin e ndeshjes.
Goalless at HT. #BluesInTheUSA pic.twitter.com/cPdUntlpC2
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 3, 2023
Gjithsesi dy skuadrat kishin shumë raste të mira shënimi dhe mëkat që nuk kishte më shumë gola në këtë sfidë spektakolare mes dy skuadrave të mëdha.
Për të parë golin e parë në ndeshje tifozët u desh të prisnin minutën e 80-të me gjermanin Mario Wolf që kaloi verdhezinjtë në epërsi 0-1.
Pre-season tour unbeaten. ✔️#BluesInTheUSA pic.twitter.com/8lKU693Nzc
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 3, 2023
Gjithsesi gëzimi i skuadrës gjermane nuk zgjati më shumë se nëntë minuta pasi talenti anglez Mason Burstow barazoi shifrat në 1-1 me një gol të realizuar me kokë. /Telegrafi/