Chelsea është duke planifikuar që ta ofrojë në radhët e veta që në janar anësorin e Genoas, Diego Laxalt.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail, anësori 23 vjeçar që ishte pjesë e Interit tani e Genoas pëlqehet nga Antonio Conte që në kohën e Serie A.
Agjenti i tij, Vincenzo D’Ippolito, është ai që e ka zbuluar simpatinë e trajnerit të lojtarit.
“Genoa beson në të, por ata janë gjithmonë të hapur për ofertat e duhura”.
“Conte e ka parë Laxaltin në Itali, ndërsa tani e do te Chelsea”, ka thënë D’Ippolito./Telegrafi/