Telegrafi

Chelsea dhe Bayern Munich pas De Vrij

Bayern Munich dhe Chelsea janë të interesuar për mbrojtësin holandez të Lazios, Stefan de Vrij.

Holandezi është kthyer nga lëndimi i gjurit dhe është në gjetje të formës.

Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2018 me Lazion, por disa skuadra të mëdha janë vënë pas tij.

Sipas Il Tempo, De Vrij ka vendosur që të largohet në fund të sezonit.

Chelsea dhe Bayern Munich janë vënë pas tij dhe kërkojnë që ta ofrojnë që në janar.

Anglezët shihen si të favorizuar pasi që kanë 70 milionë euro nga shtija e Oscarit në Kinë te  Shanghai SIPG. /Telegrafi/