Site icon Telegrafi

Chelsea dhe Aston Villa luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Chelsea dhe Aston Villa kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Blutë janë nikoqir të Villas në takimin që pritet të zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Graham Potter është në formë pozitive me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshje e fundit dhe dëshiron fitore para tifozëve të vet për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Unai Emery është në formë edhe më të mirë me tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit dhe synon të vazhdoj rezultatet pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Chelsea: Arrizabalaga; James, Koulibaly, Cucurella, Chilwell; Enzo, Kovacic, Loftus-Cheek; Mudryk, Havertz, Joao Felix; 

Aston Villa: Martinez; Young, Konsa, Mings, Alex Moreno; McGinn, Douglas Luiz, Kamara, Ramsey; Buedia, Watkins; 

/Telegrafi/

Exit mobile version